Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka komentuar arrestimin e një shtetasi të Kosovës, një ditë më parë nga policia e Maqedonisë së Veriut, në vendkalimin kufitar Bllacë.
Në një pronocim për Gazetën LAJM, Mexhiti tha se kosovari i arrestuar nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së, siç raportuan mediat, megjithatë, ai sqaroi se po punohet për lirimin e tij.
“Është evidente që shteti i Serbisë e keqpërdorë pjesëmarrjen në Interpol, vendos lista vend e pavend, shpeshherë edhe i azhuron në bazë të interesave ditore të tyre. Ka ndodhur një arrestim i një qytetari të Kosovës, nuk është ish-ushtar sepse në atë periudhë nuk ka qenë në Kosovë, por ka qenë në Gjermani, por jemi në kontakt me organet që sa më shpejt të zbardhet rasti dhe të lirohet qytetari. Në te njejtën kohë po punojmë që në mënyrë sistemore të zgjidhet kjo çështje, siç e kanë zgjidhur shumë shtete të BE-së që poashtu janë anëtare të Interpolit, por për këtë periudhë të luftës nuk i përfillin kërkesat e Serbisë sepse për atë periudhë ka Gjykatë Speciale që është kompetente për këtë punë, tha Mexhiti për gazetën LAJM.
“Më datë 14.02.2025 në ora 14.10 në pikën kufitare “Bllacë” në hyrje të vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria E.B (55) nga Kosova. pasi gjatë një kontrolli dhe kontrolli pasaportash është konstatuar se ai ishte regjistruar me masë “arrest” me kërkesë të Interpolit”, thonë nga MPB.