Skënder MULLIQI
Ska asnjë dyshim së shqiptarët qëndruan heroikisht dhe historikisht përballë dëmeve të mëdha të përhershme që i janë shkaktuar dhe kryer nga egresioni serb, edhe gjatë luftës së fundit çlirimtare.Kjo përbën çështjën më të rendësishme, se u luftua gjithmonë për Atdheun.Ju tregua vendi një herë e përgjithmonë kriminelëve dhe pushtuesve të egër serbosllavë në trojet tona.Nuk do të marrin më kurrë Republikën e Kosovës sovrane dhe të pavaruar.Dhe, deri më sot , abuzuesit dhe përdhunuesit serbë të grave dhe burrave , shqiptarë gjatë Luftës se Atdheut ende ecin lirdhem , të pa dënuar nga TPI dhe të pa dënuar nga Serbia e identifikuar më krimin dhe gjenocidin në ish-Jugosallëvi.Ata jo që kryen krime , po i ndjekin krimet që i kan kryer edhe në kushte të paqës.Serbët u treguan popull gjakatar, se i vunë në krye të shtetit gjakatarët më të tmershem të shekullit 20-të.Dhe duket se në një situatë të tillë destabilizuese në Ballkan nga Serbia hegjemoniste , Evropa sikur ende nuk është zgjuar sa duhet e të shpallë edhe këtë garniturë politike në krye të Serbisë, si të jashtëligjshme dhe kriminale, siq e shpalli dikur Millosheviqin .Agresioni serbomadh jo që nuk po e dëshiron lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve dhe të Kosovës, por po dëshiron sërish luftë më shqiptarët për të pushtuar veriun e Kosovës.Për të dështuar në këtë plan serbomadh bëri Qeveria e Albin Kurtit, e cila vuri rend dhe ligj të shumë pritur edhe në këtë pjesë të vendit tonë.Lufta shqiptarëve për pavarësi , ose Lufta për Atdheun nga viti 1998 deri në vitin 1999, ishte një nga periudhat më të tmershme por krenare në jetën tonë.Duhet, potencuar së gjatë kësaj periudhe ndodhën përdhunime masive nga ushtarët dhe paramilitarët serb, ku u prekën afër 20 mijë gra shqiptare.U vranë mbi 1300 fëmijë.U bënë masakra në qdo cep të Kosovës martire- mbi 13 mijë të vrarë dhe masakruar.Është shqetësuese për popujtë e rajonit se kriminelët serbë po amnistiohen nga Beogradi zyrtar dhe së shumë nga këta kriminele janë lënë të lirë. Për mendimin tim, çështja kyçe e pushtetit të ardhshem është çështja e vendosjes së agresorit dhe gjenocidit serb njëherë e mirë aty ku i takon; i dënuar publikisht, pas hekurave, dhe të falsifikimit të së vërtetës shqiptare… Krimet dhe kriminelet serb duhet të vihen para drejtësisë së vonuar.Lufta ndaj krimineleve të Vuqiqit, duhet të vazhdoj aty ku mbaroi lufta fitimtare e Atdheut.Agresori serb kunder Kosovës kështu do të jetë më në fund në anën e duhur të historisë dhe të drejtësisë…