Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në ndarjen e banesave për familjet në rrezik social në Komunën e Veles
![Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në ndarjen e banesave për familjet në rrezik social në Komunën e Veles](https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2025/02/06022025-Mickoski-2-750x430.jpg)
Ju njoftojmë se nesër, më datë 07.02.2025 (e premte), në orën 12:00, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në ndarjen e çelësave të ndërtesës së re të dedikuar për familjet në rrezik social në Komunën e Velesit (Blloku 40 – Lokaliteti 1GP 2.1).
Objekti është me një kat përdhesë dhe 5 kate të tjera, duke përfshirë 29 njësi banimi me sipërfaqe të përgjithshme të ndërtuar prej 1.843 m².
Sipërfaqja e apartamenteve varion nga 39 m² deri në 45 m², ndërsa investimi i përgjithshëm për ndërtimin e objektit është në vlerë prej 53.998.717,00 denarë pa TVSH.
Gjithashtu, në Komunën e Velesit do të lëshohet në përdorim edhe fusha e rikonstruktuar sportive. Vlera e projektit është 23.998.148,70 denarë, ndërsa mjetet janë siguruar nga Ministria e Sportit. Sipërfaqja totale është 1.849 m², e cila përfshin një shesh prej 317 m², zonë për fitnes prej 95 m², fushë sportive prej 1.320 m², kënd lojërash për fëmijë prej 96 m² dhe një tavolinë ping-pongu prej 21 m².
Është paraparë që pas ndarjes së çelësave të ndërtesës së re për familjet në rrezik social, kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat.