Kryeministri Mickoski zhvilloi takim me kryesuesin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Hojzgen dhe me kryeministrin kroat Plenkoviç
![Kryeministri Mickoski zhvilloi takim me kryesuesin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Hojzgen dhe me kryeministrin kroat Plenkoviç](https://tetovasot.com/wp-content/uploads/2025/02/15022025_MICKOSKI-3.jpg)
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në kuadër të qëndrimit të tij të punës në Mynih, të Republikës Federale të Gjermanisë, sot zhvilloi takim me kryesuesin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kristof Hojzgen.
Gjatë takimit u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë në Evropë dhe rajon, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe stabilitetit.
Kryeministri Mickoski theksoi angazhimin për avancimin e partneritetit strategjik me aleatët e NATO-s dhe nevojën për përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian, si dhe për rolin aktiv të vendit në arkitekturën rajonale të sigurisë.
Ai nënvizoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është kyç për sigurinë evropiane dhe se do të vazhdojë të punojë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale në këtë fushë.
Të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi është thelbësor për përballjen me sfidat globale dhe se e ardhmja e rajonit qëndron në zhvillim të qëndrueshëm, prosperitet ekonomik dhe siguri për të gjithë qytetarët.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot zhvilloi takim bilateral edhe me kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Takimi u mbajt në frymën e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, ku u theksua rëndësia e vazhdimit të dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik.
Të dy kryeministrat diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, procesin e integrimit evropian dhe sfidat me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Mickoski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i jep Maqedonisë në procesin e integrimeve evropiane dhe theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj proceseve reformuese me qëllim përshpejtimin e negociatave të anëtarësimit.
Kryeministri Plenkoviç konfirmoi mbështetjen e Kroacisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit janë me interes të përbashkët.
Gjatë ditës, Mickoski do të marrë pjesë në disa aktivitete të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku do të mbajë edhe fjalim në panelin e Forin Polisi, duke folur për gjeopolitikën, sigurinë energjetike dhe rolin në ndryshimet në nivel global.