Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në kuadër të qëndrimit të tij të punës në Mynih, të Republikës Federale të Gjermanisë, sot zhvilloi takim me kryesuesin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kristof Hojzgen.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë në Evropë dhe rajon, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe stabilitetit.

Kryeministri Mickoski theksoi angazhimin për avancimin e partneritetit strategjik me aleatët e NATO-s dhe nevojën për përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian, si dhe për rolin aktiv të vendit në arkitekturën rajonale të sigurisë.

Ai nënvizoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është kyç për sigurinë evropiane dhe se do të vazhdojë të punojë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale në këtë fushë.

Të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi është thelbësor për përballjen me sfidat globale dhe se e ardhmja e rajonit qëndron në zhvillim të qëndrueshëm, prosperitet ekonomik dhe siguri për të gjithë qytetarët.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot zhvilloi takim bilateral edhe me kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Takimi u mbajt në frymën e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, ku u theksua rëndësia e vazhdimit të dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik.

Të dy kryeministrat diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, procesin e integrimit evropian dhe sfidat me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Mickoski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i jep Maqedonisë në procesin e integrimeve evropiane dhe theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj proceseve reformuese me qëllim përshpejtimin e negociatave të anëtarësimit.

Kryeministri Plenkoviç konfirmoi mbështetjen e Kroacisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit janë me interes të përbashkët.

Gjatë ditës, Mickoski do të marrë pjesë në disa aktivitete të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku do të mbajë edhe fjalim në panelin e Forin Polisi, duke folur për gjeopolitikën, sigurinë energjetike dhe rolin në ndryshimet në nivel global.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume