Të moshuarit në Kërçovë ndihen të vetmuar pasi shumë prej tyre jetojnë pa familje, për shkak të emigrimit të fëmijëve të tyre.

Katër pleq që takuam jetonin vetëm sepse fëmijët e tyre janë duke punuar diku në mërgim.

“Jeta këtu është e rëndë nuk është si jashtë. Kur të mos mundemi më nuk e dimë as ne si do të jetojmë. Ata duan të hanë, duhet të punojnë këtu nuk mund të vijnë. Unë vetë kam jetuar 35 vite atje tash kam ardhur ka 4 vite me bashkëshorten”

“Momentalisht vetë jetoj ata të gjithë janë në kurbet. Është vështirë vitet ikin duhet të ngihesh, të bësh ndonjë punë. Vajza e vajzës vjen disa herë më viziton. Më parë ishte më mirë më stabile ishte, tash më në krizë jemi më ndryshe është, të rinjtë ikën. Nipi shkoi në Zvicër, djali në Alaska, vjen njëherë në vit”

“Me cilin jetoni ju? Unë jetoj në shtëpinë e pensionistëve. Vetëm jam. Ke fëmijë? Kam dy vajza janë me familjet e tyre dhe fëmijët. Si është jeta vetëm? Shumë vështirë, tepër vështirë”

E ky djalosh qëndroi afër derisa po flinim me të moshuarit. Pasi dëgjoi hallet e tyre tha se asnjëherë nuk do ti lë vetëm prindërit.

“Në mërgim është mirë nuk them që jo por është vështirë ti lësh atdheun këtu dhe prindërit prapë këtu është ndryshe është shtëpia jonë dhe janë prindërit tanë këtu. Nuk do ti lë vetëm”

Kujtojmë se regjistrimi i popullsisë i vitit 2021 tregoi se Kërçova ka 56,725 banorë prej të cilëve 39,699 rezidentë dhe 17.026 në diasporë.