Kurti nga festa tek sheshi i Prishtinës: Edhe me i bo bashkë PDK-yhyn dhe LDK-yhyn s’bëjnë sa VV (VIDEO)
![Kurti nga festa tek sheshi i Prishtinës: Edhe me i bo bashkë PDK-yhyn dhe LDK-yhyn s’bëjnë sa VV (VIDEO)](https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-2-600x360-1.png)
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një tubim në shesh të Prishtinës tha se rezultatet preliminare e nxjerrin fituese partinë e tij.
“Këto rezultate preliminare tregojnë një gjë të vërtetë, të qartë të saktë: kjo është që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Bravo! Urime!”.
Kurti tha se i falënderon mbështetësit, ndërsa tha se ky rezultat ishte “si një kurorëzim i një pune njëmujore në fushatë, katër vjet në qeveri”.
“Procesi zgjedhor ka qenë ai i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, demokratik që s’ka pasë incidente. Edhe policinë edhe mekanizmat shtetërorë. Kështu ndodh pikërisht kur qeveria jonë është. Kur ekzekutivi jemi ne, nuk ka incidente dhe procesi demokratik është cilësor, i vërtetë, i lirë i ndershëm”.
Kurti përdori fjalë fyese ndaj opozitës.
“Ajo që dihet nga rezultate preliminare është që edhe m’i bë bashkë PDK-hyn dhe LDK-hyn nuk bëjnë sa Vetëvendosja jonë”.