Mimoza Kusari-Lila nga koalicioni LVV-Guxo-Alternativa është shprehur e bindur që e kanë fituar edhe një mandat për të formuar qeverinë e re, Kurti III.
“Grupi ynë, gjegjësisht Lëvizja Vetëvendosje, partia Guxo dhe Alternativa, pakontestueshëm janë ose kanë marrë mandatin për të formuar qeverinë e re, Qeverinë Kurti III”, ka thënë Kusari në prononcimin e saj.
“Qeveria Kurti III do të jetë ajo qeveri e cila do të vazhdojë qeverisjen në Kosovë duke filluar prej momentit kur të bëhet edhe certifikimi zyrtar i zgjedhjeve, ku siç tha edhe zëvendëskryeministrja, pas numërimit edhe të votave të diasporës të cilat ende nuk kanë filluar së numëruari”.