Shkruan: Florim Zeqa

“LDK-ja ka bërë fushatë perfekte sikur të ishte një parti origjinale evropiane, me plan program qeverisës të detajuar, me kandidat të pastër, kredibil dhe të kualifikuar”!

Dasma e mirë, Nusja e keqe!

E fillova kështu shkrimin me një nga komentet e lexuesve në shkrimin e fundit: “Rruga e Re” e dërgoj në theqafje LDK-në! Për t’i bërë kështu të qartë lexuesit se, atyre që nuk ju ka dalë rezultati i mirë në zgjedhje, po sillen sikur ai që e ka marrë Nusen e keqe dhe e lëvdon Dasmën për të ngushëlluar veten!

Dorën në zemër, fushtata (dasma) e LDK-së ishte e mirë dhe për çdo lëvdatë, por Nusja (rezultati) i doli e keqe!

Pas përfundimit të dasmes (zgjedhjeve) pjesëmarrësit vetëm tre ditë flasin për dasmen, kurse i martuari e vuan për tërë jetën (mandatin politik) pasojen e martesës së keqe!

Vetë emri ‘Fushatë Elektorale’ nënkupton shpalosjen e programit politik të liderëve partiak dhe kandidatëve në garë dhe shfrytëzimit e të gjitha mjeteve dhe metodave demokratike për të rrëmbyer pushtetin, duke e mbajtur në thumb të kritikës rivalin politik!

Edhe pse e kishte rastin historik, kryetari LDK-së dhe kandidatët në garë nuk e shfrytëzuan mundësinë e artë për t’a mundur rivalin politik, por më shumë merreshin me aspekte vizuele të dukjes bukur gjatë fushatës sesa të shkatërrimit të rivalit politik.

Në anën tjetër, rivali politik i LDK-së dhe i opozitës në përgjithësi, Albin Kurti, jo vetëm që i mbajti në thumb të kritikës dhe i shkërrmoqi politikisht, gjatë tërë kohës edhe tallej me ta sikur të ishin “miza” të politikës e jo lider të partive politike!

Paaftësia politike për t’u përballur me një rival të fortë politik siq është Albin Kurti të kthen në pozitë inferioriteti, gjë të cilën e kuptoj me kohë elektorati kosovar, i cili i “mbështeti” në tubime, por ua bëri varrin tek kutia e votimit!

Gabimin që e bën partitë opozitare dhe LDK-ja në veçanti me futjen e Kryetarëve të Komunave në Listën Zgjedhore, thuajse nuk kanë kuadro më të mira në radhët e tyre, ju kthye në bumerang të madh!

Pavarësisht faktit se ndonjëri nga Kryetarët Komunal e siguron mandatin e Deputetit, humbja në komunën e tij e delegjitimon LDK-në në qeverisjen komunale!

Për fat të keq, LDK-ja e ka humbur legjitimitetin e qeverisjes në të gjitha komunat që drejton!

Nëse për Kryetarin e partisë dhe kryetarët humbës të komunave përkatëse ky konsiderohet sukses, atëherë diçka nuk është në rrgull me ta!

Punët duhet bërë mirë dhe ashtu siq duhet e jo sa për t’i bërë të duken mirë!

Për shkak se është pasqyra e rezultatit zgjedhor që e thotë të vërtetën lakuriqe, kush e bëri dasmen me të mirë dhe kush e mori Nusen më të mirë (meritoi fitoren)!

Ndjejë keqardhje për zhgënjimin e elektoratit rugovian i cili për afro 20 vite rresht po voton sa për t’i rehatuar në pushtet grupet e interesit dhe të njëjtët njerëz brenda partisë. Ka shumë njerëz brenda LDK-së që janë adaptuar me humbjet serike, të cilëve fitorja nuk ju figuron ne agjendën politike.

Jam LDK-ist me shpirtë e zemër nga themelimi e jo falso sikur këta të grupeve të interesit që e shkërdhyen LDK-në pas vdekjes së liderit historik! E për më keq se kaq ishin armiq të Rugovës!