Kuvendi do të caktojë datë shtesë për votimin e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA-së ku kërkohet shumicë prej dy të tretash
![Kuvendi do të caktojë datë shtesë për votimin e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA-së ku kërkohet shumicë prej dy të tretash](https://tetovasot.com/wp-content/uploads/2025/02/KUVEND-MK-696x419-1.png)
Deputetët sot nuk votuan për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, i cili e udhëheq seancën, tha se do të caktohet datë shtesë për votim për këtë pikë të rendit të ditës, për të cilën ka reaguar deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti, sipas të cilit janë plotësuar kushtet për votim.
Në mënyrë që kjo pikë e rendit të ditës të votohet, kërkohet një shumicë prej dy të tretash dhe shumica e Badenterit.