Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën dhe Evropën, por do të ndalojë siç i quajti operacionet ushtarake vetëm kur negociatat të japin rezultat të fortë dhe të qëndrueshëm që i përshtatet Rusisë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan në Ankara, Lavrov shtoi se mosanëtarësimi absolut i Ukrainës në NATO është gjithashtu një domosdoshmëri. Lavrov tha gjithashtu se Rusia dhe SHBA “do të kenë konsultime të plota këtë javë.

“Mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO është një domosdoshmëri. Duhet të ketë një marrëveshje të qartë dhe të fortë për këtë. Në takimin në Riad me kolegët tanë amerikanë, ne mirëpritëm faktin që presidenti Tramp publikisht dhe në mënyrë të përsëritur e ka quajtur si një gabim linjën për tërheqjen e Ukrainës në NATO”, tha Sergej Lavrov, Ministër i Jashtëm rus.