Gjatë një takimi, Lavrov tha se u theksua se Donald Trump ishte “i pari nga liderët perëndimorë” që deklaroi se “shtrirja e Ukrainës në NATO ishte një nga gabimet më të mëdha të Presidentit Biden”.
Lavrov shtoi se presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpjeguar disa herë se zgjerimi i NATO-s dhe përfshirja e Ukrainës në aleancë do të vepronte si një “kërcënim direkt” për Rusinë, transmeton klankosova.tv.
“Ajo që mund të duket si një paraqitje e forcave të armatosura nën një flamur tjetër, nuk ndryshon asgjë. Kjo është natyrisht krejtësisht e papranueshme”, tha ai citon bbc.
Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Rusia ka kundërshtuar vazhdimisht idenë e pranimit të Ukrainës në aleancën ushtarake, duke u frikësuar se kjo do të afronte forcat e NATO-s shumë pranë kufijve të saj.
Megjithatë, në vitin 2008, aleanca deklaroi se Ukraina mund të bashkohej një ditë, ndërsa presidenti ukrainas, Zelensky, kërkoi që ky proces të përshpejtohej për shkak të pushtimit të plotë të vendit të tij.
Administrata e Trump ka hequr dorë nga kjo ambicie, duke thënë se nuk është një “rezultat realist”.