Fatkeqësia natyrore në vitin 1989 e shtyu yllin e San Antonio Spurs të ndryshonte rrugën e tij sportive.

Legjenda e NBA-së, Tim Duncan, përfundoi në basketboll pasi fobia e tij më e madhe e detyroi të ndryshonte sport dhe përfundoi duke fituar gati 250 milionë dollarë.

Duncan përfaqësoi San Antonio Spurs për gati dy dekada, nga viti 1997 deri në 2016, dhe gjatë kësaj kohe siguroi një pasuri prej 242 milionë dollarësh falë aftësive të tij në parket.

Ai u shpall kampion i NBA pesë herë dhe u emërua MVP i finales së NBA në tre raste, ndërsa dy herë u kurorëzua si lojtari më i vlefshëm i sezonit të rregullt.

Pas tërheqjes nga basketbolli si lojtar, Duncan kaloi në trajnim dhe shërbeu si ndihmës trajner i Spurs midis viteve 2019 dhe 2020.

Duncan, sot 48 vjeç, është nga ishulli Saint Croix në Ishujt e Virgjër Amerikanë, të cilët ndodhen në pjesën lindore të Detit të Karaibeve.

I lindur në vitin 1976, Duncan ishte adoleshent kur Saint Croix u godit nga Uragani Hugo, së bashku me zona të tjera si Guadeloupe, Porto Riko dhe Karolina e Jugut.

Cikloni shkaktoi gjithsej 107 viktima në zonat e prekura dhe krijoi dëme në vlerë prej 11 miliardë dollarësh.

Në Saint Croix, erërat e kategorisë 4 bënë që uragani të shkaktonte tre viktima dhe të shkaktonte dëme prej 500 milionë dollarësh në Ishujt e Virgjër Amerikanë.

Një tjetër pasojë e ciklonit në Saint Croix ishte shkatërrimi i vetmes pishine olimpike në ishull.

Duncan, i cili në rininë e tij ishte një notar i talentuar, kishte synimin të përfaqësonte SHBA-në në Lojërat Olimpike të Barcelonës 1992, duke ndjekur hapat e motrës së tij më të madhe, Tricia, e cila garoi në stilin bretkosë në Lojërat Olimpike të Seulit në 1988.

Por pasi pishina olimpike e Saint Croix u shkatërrua, e vetmja mundësi për të praktikuar notin mbeti oqeani.

Megjithatë, për shkak të frikës së tij nga peshkaqenët, dëshira e Duncan për notin u shua dhe ai vendosi të përqendrohej te basketbolli.

Sipas Basketball Network, babai i Duncan, William, shpjegoi: “Ai nuk kishte më dëshirë të notonte sepse duhej ta bënte në oqean. Nuk i pëlqente kjo, sepse e dinte që peshkaqenët ishin aty. Prandaj ai zgjodhi basketbollin.”

Megjithëse Uragani Hugo ishte një ngjarje tragjike që ndikoi thellë në jetën dhe të ardhmen e Duncan, në fund kjo situatë rezultoi jashtëzakonisht e frytshme dhe e shpërblej atë, pasi që ai sot fiton miliona dollarë nga basketbolli.