Lideri i Levicës, Dimitar Apasiev, paralajmëroron se së shpejti nga an e grupit të deputetëve do të propozohen ndryshime ligjore me të cilat do të kërkohet vendosja e mandatit të kufizuar gjyqësor sipas shembullit të gjykatësve kushtetues dhe vendosjen e përgjegjësisë penale për gjykatësit që nuk do t’i zbatojnë ose do t’i keqpërdorin ligjet.

“Ajo që na duhet si shoqëri është vendosja e mandatit të kufizuar gjyqësor (nga nëntë vjet, sipas shembullit të gjkatësve kushtetues) plus, kthimi në modelin jugosllav për përgjegjësinë penale të gjykatësve në rastet e moszbatimit, anashkalimit apo keqpërdorimit të ligjeve. Dhe ta dini se kjo do të propozohet nga grupi ynë i deputetëve në të ardhmen e afërt”, ka shkruar Apasievi në Fejsbuk.