Partia Levica ka akuzuar qeverinë dhe EVN-së për vjedhje të legalizuar. “Derisa qytetarët mezi mbijetojnë, EVN vazhdon të dërgojë llogari të pasakta dhe të fryra në mënyrë enorme, duke shndërruar furnizimin me energji në vjedhje të legalizuar. Në vend të korigjimit të gabimeve dhe mbrojtjen e qytetarëve, Qeveria krahas Ministrisë së sajuar për Energjetikë, mbetet e shurdhër duke mbikqyrur se si populli e paguan këtë padrejtësi”, thuhet në komunikatyën e Levicës. Sipas tyre, mos kundërshtimi i kësaj vjedhjeje, i bën partitë në pushtet bashkëpjesëmarrës në këtë proces. “Komisioni Rregullator pranoi se ka gabime masive në llogaritë, por kjo nuk mjafton? Ku është dënimi për EVN-në? Ku është përgjegjësia për popullin e mashtruar? Në vend të mbikqyrjes dhe mbrojtjes efikase, qeveria lejon që kompania e monopolit pa pasoja t`i marrë denarët e fundit nga xhepat e qytetarëve. Është e turpshme që qytetarëve u rekomandohet që vet t`i lexojnë orëmatësit! Kjo konfirmon se sistemi nuk funksionon derisa EVN-së me qëllim I lejohet që të bëjë manipulime”, thonë nga Levica. Levica kërkon: Kontroll të rreptë dhe dënime për EVN-në për çdo gabim në llogaritë, kthim të mjeteve të paguara në mënyrë të padrejtë dhe me kamatë;marjen e licensës së EVN-së nëse vazhdon me vjedhjen sistematike dhe vendosjen etalonit për orëmatësit e energjisë elektrike në Byronë për Metrologji.