Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti thotë se shumica parlamentare me në krye VMRO-DPMNE-në po diskriminon gratë, përcjell TV21. Dauti thotë se me ndryshimet ligjore të propozuara, grave u pamundësohet që të konkurrojnë për postin e Avokatit të Popullit.
“Kjo shumicë parlamentare me në krye VMRO-në, kanë vendosur që nëpërmjet grave, të luftojnë qenien grua, nuk është vetëm ky ligj që e bëjnë në këtë formë , madje po fshihen pas grave. Edhe kjo sot që ndodhë, që në Ligjin për Avokatin e Popullit, ku në nenin 9 parashihet që të shkarkohet Avokati i Popullit, në qoftë se me arsye është në pushim mbi 6 muaj, për shkak të problemeve shëndetësore, ka për qëllim që asnjëherë ndonjë gruaje mos t’i shkojë mendja të konkurrojë për këtë pozitë dhe mos të jetë e zgjedhur, sepse nuk do të ketë guxim, nuk do të mundet as në pushimin e lindjes të shkojë”, tha Ilire Dauti, deputete e FE-së.