Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka marrë pjesë në tubimin e radhës së koalicionit Kosova Fituese në Malësi të Vogël të Rahovecit.

Para të pranishmëve, ai tha se për katër vjet qytetarët e Kosovës u përballën vetëm me shpifje dhe polemika nga Qeveria Kurti.

“Është koha për vendime të mëdha është Kosova për vendosur më 9 shkurt, besoj se qytetarët se kanë pasë asnjëherë më lehtë se kah t’i japin kahje vendit. Qytetarët e Kosovës do të vendosin mes mashtrimit dhe fjalës së vërtetë. Mashtrimi po shkon, e vërteta është tek lista Kosovës Fituese”.

“Qytetarët e Kosovës do të vendosin mes shpifjes tash e katër vite dhe së vërtetës rrugës që do të shkojë Kosova, zgjidhja është shumë e lehtë është Kosova Fituese, numri 137”.

“Është koha është t’i masim rezultatet, rezultatet dhe veprat, Rahovec largohu nga mashtrimi e shpifja për katër vite i jemi ekspozuar polarizimit dhe përqasjes. Për katër vite Kosova ka përjetuar polarizim, përçarje dhe shpifje e pa asnjë rezultat, katër vjet ju kanë qeverisur zhurmagjinjtë, dhe është koha që të kthehemi në vepra”, ka thënë Limaj.