Liverpooli nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në udhëtim ndaj Aston Villas, në kuadër të javës së 29-të në Premierligë.

Mohamed Salah kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 29-të të takimit.

Por, vendasit pëmbysën gjithçka, teksa Tielemans dhe Watkins shënuan në pjesën e parë për rezultatin 2:1.

Trent Alexander-Arnold shënoi në minutën e 61-të për 2:2 që ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Me këtë barazim, Liverpooli shkon në kuotën e 61 pikëve në vendin e parë, tetë më shumë se Arsenali që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Aston Villa mbetet i nënti me 39 pikë gjithsej.