Pas thirrjes së kryeministrit, opozitarja, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka dorëzuar në Qeveri dëshmitë dhe dokumentet që sipas tyre, implikojnē zv. Kryeministrin Mexhiti në skenë korruptive.

Nga LSDM-ja thonë se dokumentet me nënshkrim dhe me numër arkivorë që dëshmojnë shkeljet e Mexhitit do të dorëzohen tek kryeprokurori i vetë-shpallur, Mickoski. Sipas LSDM-së, Mexhiti ka kaluar kompetencat e tij si ministër dhe këtë e dëshmojnë edhe dokumentet.

BOGDANKA KUZESKA – LSDM

Dorëzojmë dokumente deri tek kryeprokurori i vetshpallur, tek gjykatësi dhe kadiu. Sot do të ja dorëzojmë dokumentet kryeministrit Mickoski për skandalin lidhur me zv.kryeministrin Mexhiti. Mbajmë përgjegjësi që të reagojmë menjëherë pas thirrjes publike të kryeministrit që t’i dorëzohen dëshmi për dyshimet se ka korrupsion dhe parregullsi në punën e zv.kryeministrit. Këto janë ato dokumente të cilat ne i kemi siguruar nga burime tona nga institucionet shtetërore me numra arkivorë, vula dhe nënshkrime. Këtu thuhet qartë se Inspektorati Shtetërorë ka konstatuar pa rregullsi në punë dhe se Mexhiti ka kaluar kompetencat e tij zyrtare duke nënshkruar personalisht në të gjitha lëndët.

Duke komentuar këto akuza, zv. Kryeministri Mexhiti thotë se LSDM-ja vazhdon të luaj lojën të cilën e ka nisur BDI-ja. Sipas Mexhitit, nuk ka asnjë dëshmi dhe akuzat janē boshe. Thotë se çështja për të cilën akuzohet është përdorur vet nga ministrat e BDI-së po edhe LSDM-së. Mes tjerash Mexhiti shton se Ministrija që ai drejton e ka ankimuar vendimin e Inspektoratit.

IZET MEXHITI – ZV.KRYEMINISTËR

Kjo është mendim i inspektoratit pwr tw cilin wshtw dhwnw ankesw dhe do shifet fundi dmth, kjo praktikw duhet tw vazhdon apo jo. Mirwpo, këtë praktikë nuk e kam vendosur unë, kjo pratikë është vendosur nga viti 2016-të, duke filluar nga ministri i BDI-së, Nurhan Izeiri, Bashkim Ahmeti, Sadulla Duraku, Naser Nuredini dhe në fund edhe ministrja e LSDM-së, Kaja Shukova, e ka zbatu këtë praktikë, inspektorati ka dhënë një vërejtje për një praktikë, jo për kompetenca, por që daton nga viti 2016-të e këndej.

Veç LSDM-së, akuza ndaj Mexhitit kanē hedhur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Për më tepër, integristët akuzojnë se në skenën koruptive ështē përfshirē edhe shefi i kabinetit të Mexhitit.