“Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se çmimet janë rritur për 5.2%. Krahasuar me janarin e vitit 2024, kostoja e jetesës është rritur për 4,9%”, thonë nga opozitarja LSDM.

“Këto të dhëna tregojnë paaftësinë e qeverisë së Mickoskit për t’u përballur me sfidat ekonomike. Në vetëm tetë muaj qytetarët janë sjellë në kolaps financiar. Çmimet e produkteve dhe shërbimeve bazë ushqimore po rriten jashtë kontrollit, faturat e energjisë elektrike po rriten, ngrohja është më e shtrenjtë dhe pagat po ngecin. Familjet luftojnë çdo ditë me kostot në rritje, ndërsa qeveria mbetet pa një strategji dhe një plan konkret se si të stabilizohet ekonomia. Paaftësia e Mickoskit po e shtyn vendin në krizë ekonomike. Jo vetëm që masat e shportës pësuan një debakli të plotë, por qeveria njoftoi një masë për ngrirjen e marzheve që ende nuk është miratuar sepse qeveria punon në interes të elitës dhe jo për qytetarët”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

LSDM thonë se duhet masa urgjente për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve, ndaj ata kanë propozuar miratimin e masave ekonomike.

“Andaj edhe një herë apelojmë që të miratohet pakoja prej 7 masash që i propozojmë, të cilat menjëherë mund të sjellin lehtësim për qytetarët, uljen e çmimeve dhe rritjen e standardeve”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.