Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se nëse preken interesat tregtare të Evroës, atëherë ajo duhet të bëjë që të respektohet.
“Nëse ne sulmohemi në aspektin tregtar, Evropa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të ngrihet në këmbë dhe për këtë arsye të reagojë”, është shprehur Macron
Vërejtjet e tij përqendrohen kryesisht në pavarësinë më të madhe evropiane dhe autonominë strategjike në mbrojtje, duke thënë se agresioni rus ndaj Ukrainës dhe administrata e re e Trumpit “i shtyjnë evropianët të jenë më të bashkuar”.
Përveç Macronit, ndaj paralajmërimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifa për Evropën, kanë reaguar edhe shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.