Macron uron për pavarësi: Franca aleate e juaj, Kosova të bëjë progres për marrëveshjen e Ohrit dhe Asociacionin
![Macron uron për pavarësi: Franca aleate e juaj, Kosova të bëjë progres për marrëveshjen e Ohrit dhe Asociacionin](https://tetovasot.com/wp-content/uploads/2025/02/98-600x360-1.jpg)
Në rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës që shënohet nesër, presidentja Vjosa Osmani mori urim edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Në letë thuhet se “Franca mbetet një aleate e përkushtuar e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të saj”.
Në letër kërkohet nga Kosova të bëjë progres për marrëveshjen e Ohrit dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë”, thuhet në urimin e Presidentit Macron. Mëtej, në urim shfaqi shpresën që të dy shtetet të mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë, veçanërisht lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë.
“Franca është e gatshme t’ju ndihmojë që kjo ngjarje madhore të ketë një sukses të plotë”, thuhet në urim.
Në këtë urim, Presidenti Macron ka falënderuar Presidenten Osmani për pjesëmarrjen në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame.
Më parë, Osmani u urua edhe nga presidenti amerikan Donald Trump.