MAKSTIL do të kërkojë kthimin e parave që ka paguar për tatimin solidar, gati për të diskutuar mbi dinamikën e pagesës
![MAKSTIL do të kërkojë kthimin e parave që ka paguar për tatimin solidar, gati për të diskutuar mbi dinamikën e pagesës](https://tetovasot.com/wp-content/uploads/2025/02/MAKSTIL-do-te-kerkoje-kthimin-e-parave-qe-ka-paguar-per-tatimin-solidar-gati-per-te-diskutuar-mbi-dinamiken-e-pageses-730x430.webp)
MAKSTIL do të kërkojë kthimin e parave që ka paguar për tatimin solidar, por është i gatshëm të bisedojë me Qeverinë dhe Ministrinë e Financave për të gjetur modalitetin e saktë se si do të bëhet pagesa. Ajo pagoi 4.3 milionë euro tatim solidar, që ishte shuma më e madhe e paguar nga çdo kompani në vend për këtë qëllim.
“Ishim një nga kompanitë më të prekura nga Ligji i tatimit solidar dhe është normale që të kërkojmë menjëherë paratë që kemi paguar padrejtësisht, sepse na duhen për parashikueshmëri dhe buxhetim, edhe pse kemi një afat pesëvjeçar për ta bërë këtë. Ne e dimë që Buxheti i shtetit është ai që është dhe se qeveria ka planifikuar shpenzime. Jemi të gatshëm të diskutojmë në një farë mënyre për të rënë dakord për dinamikën e kthimit të parave. Nuk ka kaluar shumë kohë që kemi paguar paratë dhe nuk mendoj se do të kërkojmë kamatë, sepse nuk duam ta rëndojmë në mënyrë shtesë buxhetin”, tha Dimitar Cvetkovski nga MAKSTIL në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në prezantimin e sotëm të rezultateve të Anketës për investimet e huaja direkte 2024 në Odën Ekonomike.
Ai përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e zgjidhjes ligjore dhe tha se dëshiron të përgëzojë indirekt edhe Qeverinë e cila, siç tha ai, “ka vendos të mos ndërhyjë gjatë sjelljes së vendimit nga ana e Gjykatës.
I pyetur nëse MAKSTIL do të ndikohet nga paralajmërimi i presidentit amerikan Donald Tramp për vendosjen e tarifave për çelikun, Cvetkovski tha se MAKSTIL nuk preket drejtpërdrejt nga kjo sepse vendi ka tarifa të tilla që nga viti 2018, por mund të ndikojë nëse Bashkimi Evropian vendos tarifa të ngjashme për t’u mbrojtur.