Maqedonia dhe Kosova do të kenë një pikë të përbashkët kufitare në “Bllacë”, por kush do të jetë kryeshef? Ja çfarë thotë Mexhiti

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të kenë një pike të përbashkët kufitare që siç thotë zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, do të jetë një lehtësim për qytetarët e të dyja vendeve, përcjell Tv21. Po i pyetur se kush do të jetë kryeshef i pikes së përbashkët kufitare, Mexhiti nuk dha detaje.
“Ata janë çështje teknike profesionale, mendoj se si qeveri, dëshmon edhe sot bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është ndër projektet në qeverinë e përbashkët që ehde në fusha të tjera po zhvillohen projekte të përbashkëta, ndërsa për pjesën tjetër profesionale, ka edhe kryeshefat por edhe ministrat”, tha Mexhiti.