Me dy pikë më pak se në vitin 2023, Maqedonia e Veriut e mbylli 2024-tën me rënie prej 12 pozitash në renditjen e Transparenci International kundër korrupsionit. Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2024, vendi renditet i 88-ti nga 180 vende me një rezultat prej 40 pikësh. Rënia është kryesisht për shkak të kritikave ndaj ndryshimeve në Kodin Penal, për shkak të skandaleve në sferën e gjyqësisë.

“Këto rezultate negative janë pasoj e një numri të madh të skandaleve që ndodhën vitin e kaluar kryesisht në gjyqësi, Këshillin Gjyqësor dhe Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik. Mosndëshkimi i korrupsionit të nivelit të lartë në lidhje me persona në poste publike, indikacionet për ndikim politik në gjyqësor, kontrolli i dobët që ushtron Këshilli Gjyqësor ndaj gjyqtarëve janë vetëm disa nga skandalet që kanë tronditur gjyqtarët.”, tha kryetari i Transparency International Bllagoja Pandevski.

Sipas Mickoskit, rënia prej dy pikësh është rezultat i të gjitha keqpërdorimeve të flamurit evropian, skandaleve korruptive që ndodhën në periudhën e qeverisë së kaluar. Raporti, sipas tij është bazë e mirë për të filluar përmirësimin e pozitës së vendit.

“Nëse i vëreni të shtatë kriteret, do të shihni se të gjitha kanë të bëjnë me periudhën e qeverisjes së mëparshme, të cilën e analizova në detaje. Kjo është një bazë e mirë për të filluar përmirësimin e pozicionit tonë. Absolutisht do ta ngarkoj ministrin përkatës në seancën e sotme të qeverisë që të zbulojë dobësitë që u konstatuan fare qartë atje dhe të sigurohet që kjo të mos përsëritet më.”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Në krye të listës së vendeve me korrupsion “zero” në vitin 2024 janë Danimarka, Finlanda, Singapori dhe Zelanda e Re, të cilat kanë nga 100 pikë. Në fund të listës janë vendet që përballen me konflikt ose me liri shumë të kufizuara. Këtu përfshihet Sudani i Jugut me vetëm 8 pikë, Somalia me 9 pikë dhe Venezuela me 10 pikë, duke zënë tre vendet e fundit në renditjen e Transparency International.