Presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova shprehet optimiste se do të përmirësohen raportet Shkup –Sofje. Për dallim nga Siljanovska kryeministri Mickoski thotë se ende nuk ka pasur asnjë kontakt me qeverinë e re në Buollgari.

Presidentja Gordana Siljanovska Dafkova me shumë optimizëm flet për marrëdhënijet e mira mes RMV-së dhe Bullgarisë. Është e bindur se procesi mes dy vendeve do të debllokohet por thotë se një gjë e tillë nuk varet vetëm nga Maqedonia e Veriut. Sipas Presidentes Siljanovska Dafkova zgjidhjet e mundshme për debllokim të procesit do të diskutohen në takime të drejtpërdrejta.

GORDANA SILJANOVSKA DAFKOVA – PRESIDENTE

“Po shoh debllokim. Procesi nuk varet vetëm nga ne, sepse kemi treguar bashkëpunim të paparë dhe të padëgjuar për sa i përket integrimit tonë evropian. Mendoj se duhet të flasim, të negociojmë. Sipas njohurive të mia, ka një hap përpara. Takova edhe presidentin e Bullgarisë në Aushvic. Mes nesh ka dialog miqësor dhe mirëkuptim, pres që zgjidhjet e mundshme të diskutohen në takime të drejtpërdrejta.”

Megjithatë, optimizmin e presidentes e zbeh kryeministri Mickoski i cili thotë se ende nuk ka pasur as kontaktet e para me Qeverinë Bullgare. Paralajmëroi se mund të zhvillohet takim mes dy Ministrave të Jashtëm në Mynih, duke lënë të kuptohet se e njëjta ende nuk është konfirmuar.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Jo, nuk kemi komunikuar me Qeverinë e re Bullgare, pres që në suaza të konferencës së sigurisë në Mynih, Ministri i Punëve të Jashtme të takohet me kolegun e tij nga Qeveria Bullgare megjithatë nuk kemi konfirmim për një gjë të tillë, nëse bëhet një gjë e tillë, sigurisht se do ta informojmë opinionin.”

Kutjojmë se kryeministri Mickoski në disa raste ka potencuar se nuk do të pranonte në asnjë moment ndryshimet Kushtetuese siç thotë ai nën diktat bullgar. Por nga ana tjetër Qeveria e re e Bullgarisë ka njoftuar se refuzon të negociojë me Maqedoninë e Veriut për lehtësimin e kushteve, përmes së cilëve, Shkupi mund t`i nis negociatat për anëtarësim në BE – shkruan “Euroactiv” duke u thirrur në infomacionet e një ministri të paemëruar Bullgar. Qëndrimi i Bullgarisë, sipas këtij burimi, mbetet se Bullgaria s`ka kontest me Maqedoninë e Veriut dhe se ndryshimi i Kushtetutës është pjesë e kornizës negociuese