Më datë 18.02.2025 në ora 11:50 në SPB Tetovë, një 42 vjeçar nga Tetova, ka raportuar se është mashtruar nga personat S.A., A.L. dhe A. ,,pnj”. Sipas raportit, gjatë vitit 2021 e kanë mashtruar dhe ka firmosur disa dokumente në bankë për të cilat S.A. i ka dhënë 5.000 denarë. Siç është raportuar, më datë 25.09.2024, ai ka marrë fletëthirrjen për seancë gjyqësore, ku e ka kuptuar se se një kompani sigurimesh ka ngritur padi ndaj tij dhe dy personave nga fshati Pirok dhe fshati Kopancë, për veprat e dyshuara penale ,,mashtrim” dhe ,,falsifikim dokumentesh”, gjegjësisht se shoqëria e sigurimit ka lëshuar 350.000 denarë në emër të tij për shkak të pjesëmarrjes dhe për të gjitha dëmtimet në një aksident trafiku, në ntë cilën goja se kishte qenë ai pjesmarës dhe më vonë ai u shpall fajtor dhe iu desh të kthente paratë, të cilat nuk i kishte marrë kurrë. Po ashtu, sipas raportit, ai asnjëherë nuk është përfshirë në aksident trafiku, e as nuk është lënduar në ndonjë aksident trafiku, andaj beson se i gjithë dokumentacioni në emër të tij ka qenë i falsifikuar. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS