Militantë dhe mbështetës të Erion Veliaj janë paraqitur para ambienteve të GJKKO ku mbahet sot seanca për verifikimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.
Para kamerave të Euronews Albania disa nga qytetarët janë shprehur se kanë dalë për të mbështetur kryebashkiakun, pasi sipas tyre ai i ka ndryshuar jetën Tiranës.
“Erion Veliaj është njeri me shumë vlera. Ai e ka hallall. Çdo gjë që ka bërë e ka bërë drejtë. Arrestimi i tij ëhstë i padrejtë për mua. Duhet të lihet i lirë e të bëjë punën që ka nisur. Jemi organizuar vetë. Ne do vijmë sa herë të jetë në këtë sallë”,-tha qytetari.
“Duam lirimin e lali Erit të gjykohet me prova. Ai nuk e ka vendin aty, e ka vendin në shërbim të popullit, si ka qenë 12 vite”,-tha mbështetësi.