Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po e vazhdon procesin e numërimit të votave të 9 shkurtit.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri më tani janë numëruar 88.04 përqind e votave.
Nga kjo del se partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje, me 41.29% apo 306 mijë e 556 vota;
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 21.83% apo 162 mijë e 33 vota;
Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta, me 17.75% apo 131 mijë e 798 vota;
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me partnerët e koalicionit “Për Kosovën Fituese”, i ka 56 mijë e 994 vota apo 7.68%;
Derisa Lista Serbe, i ka 3.96% apo 29 mijë e 406 vota.