LSD KA VARFËRUAR POPULLIN DHE KA SHKATËRRUAR STANDARDET E JETESËS SË QYTETARËVE

Kanë reaguar menjëher nga VMRO DPMNE. Ata thonë se LSD kishte 7 vite në pushtet, dhe pyetja është pse nuk e ulën TVSH-në e energjisë elektrike për 7 vite siç kërkojnë sot? LSD-ja me politikat dhe masat e saj të gabuara i ka bërë regres vendit, ka varfëruar popullin dhe ka shkatërruar standardet e jetesës së qytetarëve.

LSD për 7 vite nuk u interesua për qytetarët dhe standardin e tyre jetësor dhe është hipokrizi që sot shtirren të shqetësuar për popullin. LSD janë ata që thyen spiralen e rritjes së çmimeve.LSD janë ata që i kanë rritur çmimet. LSD janë ata që e rritën 50% rrymën. LSD e rriti TVSH-në për produktet ushqimore nga 5% në 10%, thonë nga VMRO-DPMNE.

Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do t’i subvencionojë qytetarët që bëjnë pjesë në grupin e rrezikuar me 1000 denarë për energjinë e konsumuar për 12 muaj. Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE në vazhdimësi po ndërmerr masa për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe standardit jetësor të qytetarëve, thonë nga VMRO DPMNE.