Ka përfunduar pa gola derbi ndërmjet Bayer Leverkusenit dhe Bayern Munchenit.

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 22-të të Bundesligës.

Bayerni mbetet lider me 55 pikë.

Leverkuseni ka 47 pikë në vendin e dytë.

Te vendësit ndeshjen e kompletoi Granit Xhaka dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.

Skuadra e Leverkusenit ishte më dominuese në ndeshje por në fund e fitoi vetëm një pikë.

Të dyja skuadrat kishin disa raste shënimi por nuk arritën t’i konkretizonin.