Drejtori i Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi, ka njoftuar për fillimin e punimeve për rinovimin e Kuzhinës në Klinikën e fëmijëve.
Rexhepi shkruan se për shkak gjendjes alarmante, është dashur zgjidhje urgjente.
“Filluan punimet për rinovim të tërësishëm të Kuzhinës në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve!
Gjendja alarmante në Kuzhinën e vjetëruar të Klinikës kërkonte zgjidhje urgjente!
Bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve!”, thuhet në njoftimin e Klinikës për Fëmijë.