Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka deklaruar se koalicioni VLEN do të marrë vendime të mirëanalizuara për kandidatët në zgjedhjet lokale, duke respektuar parimin që partitë
të garojnë aty ku tashmë udhëheqin me komunat.
“Parimisht, aty ku po udhëheqim për momentin me komunat, do të vazhdojnë kandidatët e partive përkatëse të koalicionit VLEN, por ende nuk është vendosur. Vendimet nuk i marrim duke u ngutur, por duke analizuar dhe debatuar për kandidatët më të mirë,” tha Mexhiti.
Ai sqaroi se në Tetovë dhe Zhelinë pritet të garojë Lëvizja BESA, në Gostivar Aleanca për Shqiptarët, ndërsa në Çair Lëvizja Demokratike. “Për komunat e tjera do të shohim kush si qëndron, cilët janë
kandidatët dhe idetë që kanë, dhe në bazë të këtyre kritereve do të marrim vendimet përfundimtare,” shtoi ai.
Ky qëndrim konfirmon strategjinë e VLEN-it për një qasje të matur dhe të koordinuar në zgjedhjet lokale,duke synuar përfaqësim sa më të mirë të qytetarëve.