Mickoski i përgjigjet Filipçes për dialogun me Bullgarinë: Nuk kam përmendur afate, kam katër vjet mandat
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse ka biseduar me kolegët bullgar për fillimin e dialogut për eurointegrimet. Ai paraprakisht paralajmëroi se këtë do ta bëjë kur në Sofje do të ketë Qeveri të qëndrueshme politike.
“Për momentin nuk ka detaje që mund të ndajë me opinionin, që do të thonin diçka të rëndësishme, por mendoj se duhet dhënë mundësi procesit. Me çfarëdo çmimi nuk kemi për qëllim që të shkojmë me kokë në mur”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Nga LSDM theksuan se edhe pse kryeministri ka paralajmëruar, ende nuk ka arritur të sigurojë pozitë më të mirë negociuese.
“Tani pres që pasi u formua kjo Qeveri politike në Bullgari, sa më shpejtë të fillojë ai proces i bisedimeve, për shkak se koha kalon. Shqipëria po ec para, Mali i Zi ec para, ne seriozisht po ngecim”, u shpreh Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.
Mickoski u përgjigj se ka premtuar pozitë më të mirë negociuese, por asnjëherë nuk ka përmendur afate dhe kur këtë do ta bëjë.
“Asnjëherë nuk ka thënë dhe nuk kam shikuar kronometrin, si e dyta, se këtë do ta bëjë në suaza të javëve të para apo sa muajve. Asnjëherë nuk e kam thënë. Mandati im që e kam marrë nga qytetarët është për katër vjet, më pas vijojnë zgjedhje të reja”, shtoi kryeministri Mickoski.
Përndryshe, deri më tani afate vendosën partnerët e Mickoskit – nga koalicioni VLEN. Pas afatit gjashtë muajsh, tani thonë se nevojitet një vjet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Për afatet që ata i japin, Mickoski tha se pyetjet duhet t’i drejtohen politikanëve nga VLEN.