Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski në konferencën “CPAC” në Uashington të SHBA-ve tha se edhe pse Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, 2/3 e popullatës në vend janë maqedonas.
Mickoski thotë se diaspora maqedonase është konservatore dhe se e njëjta ka mbështetur dhe do ta mbështes Donald Trump.
“Më duhet ta theksoj, jeni një shtet multietnik. Keni myslimanë, keni të krishterë. Po jemi vend multietnik. Shumica, rreth 2/3 janë maqedonas, 1/3 janë të tjerët, shqiptarë, serbë, turqit, vllahët, boshnjakët dhe të tjerët. Por, 2/3 janë maqedonas. E thash shumë maqedonas jetojnë këtu në SHBA, Kanada, Australi. Kemi diasporë të madhe jashtë, që është e barabartë me numrin e atyre që jetojnë në atdhe. Populli maqedonas është tradicional, ata i duan familjet e tyre, ne ndoshta jemi të vegjël, por komuniteti maqedonas këtu në SHBA është pjesë e rëndësishme e jetës dhe e di që ata e kanë mbështetur presidentin Trump gjatë zgjedhjeve, janë konservatorë dhe do të vazhdojnë ta mbështetin presidentin Trump”, tha Mickoski.