“Mirëdita edhe nga unë. Me kënaqësi sot jam pjesë e një ngjarjeje kaq të bukur, e cila do të zgjidhë një problem që ka zgjatur, sapo mora informacionin, pothuajse tre dekada. Një vend që do të marrë një pamje të re, një vend që do të përdoret nga banorët e komunës së Gazi Babës, pse jo edhe nga i gjithë Shkupi. Kjo shtëpi kulture do të jetë me të vërtetë një vend i bukur, ku do të mund të organizohen ngjarje kulturore.

Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për të përgëzuar kryetarin e komunës, ministrat dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë proces, për fillimin e realizimit të këtij projekti, sepse vlerësoj që komuna e Gazi Babës ka nevojë për një vend të tillë.

Vazhdojmë edhe më tej si Qeveri të financojmë projekte për komunat, investime kapitale. Thirrja e re tashmë është shpallur, sipas informatave që kam, dhe këtë e tha më së miri edhe kryetari i komunës. Komuna e Gazi Babës tashmë ka aplikuar me projekte të reja, kështu që presim, do të thoja, një pranverë dinamike dhe realizimin jo vetëm të atyre nga thirrja e parë, por edhe fillimin e realizimit të projekteve nga thirrja e dytë.

Prandaj, edhe një herë më lejoni të përgëzoj kryetarin e komunës, deputetët, këshilltarët, administratën e komunës së Gazi Babës, ministrat dhe të gjithë ata që u përfshinë në realizimin dhe përgatitjen e këtij projekti, i cili pas pothuajse tre dekadash do të marrë një pamje të re dhe do të mund të përdoret nga banorët e komunës së Gazi Babës për t’u pasuruar në aspektin kulturor.