Mickoski: Rikonstruimi i konvikteve studentore “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Stiv Naumov” do të përfundojë deri në vitin 2026
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me ecurinë e rikonstruimit të konvikteve studentore në Shkup, të cilat kanë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e standardit studentor, informoi se aktualisht po zhvillohet rikonstruksioni i dy konvikteve studentore, “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Stiv Naumov”, të cilat pritet të përfundojnë për një vit e gjysmë nga sot, pra deri në vitin 2026.
“Është duke u zhvilluar rikonstruimi i dy konvikteve studentore, projekt me vlerë prej 17 milionë euro. Bëhet fjalë për konviktin studentor “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe konviktin studentor “Stiv Naumov”. Atje po zëvendësohet plotësisht instalimi, fasadat, pajisjet, sistemi i ngrohjes dhe ftohjes, po montohen panele diellore dhe objektet do të jenë energjetikisht efikase. Dhe me të vërtetë, për një vit e gjysmë nga sot, ose le të themi deri në fund të vitit 2026, pres që të kemi dy objekte vërtetë cilësore, në të cilat studentët do të mund të jetojnë, të mësojnë, të përparojnë dhe të fitojnë e shkëmbejnë njohuritë e tyre,” shpjegoi kryeministri.