Milani ka mbyllur pjesën e parë në avantazh ndaj Interit takimin që po zhvillohet në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A.

Fare pak sekonda para se të mbyllej pjesa e parë, holandezi Reijnders i dha epërsinë Milanit në derbin “Madonnina”.

Paraprakisht skuadra e Interit e dërgoi dy herë topin në rrjetën kundërshtare, por asnjëri gol nuk u pranua, si shkak i pozitave jashtë loje.