Milani i falet Gimenezit, merr fitore minimale ndaj Veronas
Milani ka shënuar fitore të vështirë 1:0 ndaj Veronas.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën mbrëma dhe i takoi javës së 25-të të Serie A.
Golin e fitores për Milanin e shënoi Santiago Gimenez në minutën e 75-të me asistimin e Rafael Leaos.
Për Gimenezin ky është goli i dytë i shënuar me fanellën e “kuqezinjve”.
Milani ka 41 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.
Verona është në pjesën e poshtme të tabelës me 23 pikë.