Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha është shprehur se vendi i tij i ka rezistuar sulmit ushtarak, që ai e quajti më të tmerrshëm.

Sybiha përmes një shkrimi në X është shprehur se do ta mbrojnë të drejtën e tyre për të ekzistuar.

“Populli ukrainas dhe presidenti i tyre refuzuan t’i dorëzoheshin presionit të Putinit. Askush nuk mund ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet. Ne do të mbrojmë të drejtën tonë për të ekzistuar”, ka shkruar tutje ministri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume