Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, prej sot e deri më 13 shkurt do të qëndrojë për vizitë pune në Australi, që është vizitë e parë e një ministri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë pas një pauze prej 15 vitesh në këtë vend.

Siç kumton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në kuadër të agjendës intensive politike, është planifikuar takim me ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Peni Vong, në të cilin do të konfirmohen marrëdhëniet e mira dhe miqësore dypalëshe, si dhe mundësitë për thellimin e tyre të mëtejshëm, veçanërisht në planin ekonomik. Në takim pritet edhe shkëmbimi i mendimeve për çështjet aktuale ndërkombëtare.

“Përveç takimeve politike, në agjendën e ministrit janë edhe aktivitete për promovimin ekonomik të vendit, si dhe takime të shumta me afaristë të shquar dhe përfaqësues të sektorit të biznesit. Në kuadër të vizitës, ministri Mucunski do të ketë takime edhe me biznesmenë të Maqedonisë dhe të Australisë, si dhe me anëtarë të Grupit për miqësi me vendin tonë në Parlamentin e Australisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.