Gjendja shëndetësore aktuale, jo vetëm në Strugë, por edhe më gjerë, gjatë këtij sezoni, nga dhjetori deri në mars, ka marrë një karakter endemik. Mjeket theksojnë se ky fenomen është i pranishëm dhe mund të vazhdojë gjatë këtyre muajve të dimrit.

“Gjendja aktuale jo vetem ne Strugë por edhe me gjer ne kete sezon nga dhjetor deri ne mars mund te themi se eshte me karater endemik”, u shpreh mjeku Milot Rizvani.

Rizvani thekson se nuk ka nevojë për panik nëse shfaqen simptoma të lehta, si kollitje, temperature, rrjedhje hundesh.

“Sintomat jane katarakt rrjdhje hundësh kruerje syve, simpoma specifike jan ngritja e temperatures, koll e thar drithje, por zakonisht shqetsimet me te medha jane oret e mbremjes , kur shfaqen koha e ngritjes te temperatures, kokdhimjet , kputjes te muskujve”, theksoi Rizvani.

Ai sugjeron se Vaksinimi është i rekomanduar për mosha mbi 60 vjeç dhe individët me sëmundje shoqëruese.

“Masat parandaluse janë ndërprereja e kumunikimit me një numër të madh të personave, dalja ne ajer te paster, perdorimi i lengjeve , pemeve dhe perimive. Grupmoshat qe rekomandohen te vaksiohet jan te sygjeruar grupmoshat mbi 60 vjet edhe grupmoshat me semundje shoqerusie”, u shpreh Rizvani.

Shfaqja e gripeve kulminacionin e arrin më së shumti në muajin janar dhe shkurt, thonë mjekët. Ata apelojnë që në rast të komplikimeve më të rënda, pacientët të paraqiten në linjën telefonike në 194.