Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit, e cila përfshin edhe Libanin, Sirinë dhe Iranin, ka arritur ditën e saj të 505-të. Në shkëmbimin e shtatë të të burgosurve mes shtetit hebre dhe grupit militant në Rripin e Gazës, fundamentalistët kanë liruar pesë pengje nga grupi prej gjashtë personash të parashikuar, shkruan A2 CNN.

Në Rafah, një nga vendet simbol të konfliktit në jug të Gazës, janë ngjitur në skenën e zakonshme Tal Shoham dhe Avera Mengistu. Më vonë, në një skenë të ngritur në Nuseirat, në qendër të Gazës, u shfaqën edhe tre pengje të tjera: Omar Shem Tov, Omar Wankert dhe Elia Cohen. I pari, 22-vjeçar, u pa duke buzëqeshur dhe madje duke puthur në ballë militantët e Hamasit që kishte ngjitur.

Në këmbim të lirimit të këtyre pengjeve, Izraeli ka pranuar të lirojë 600 të burgosur palestinezë. Të enjten, Hamasi i kishte dorëzuar Izraelit trupat e pajetë të katër personave, përfshirë binjakët e vegjël Bibas dhe Oded Lifshitz, 86-vjeç, i cili ishte kapur në një kibuc pranë kufirit. Pas një ngatërrese me trupin e një viktime tjetër, Hamasi më vonë ia dorëzoi familjes Bibas trupin e vërtetë të Shiri Bibas, e cila ishte vrarë në robëri. (A2 Televizion)