Skënder MULLIQI
Kosova është sigurisht një nga çështjët më të rëndësishme për sigurinë rajonale.Kosova në ish-Jugosllavi ka qenë jashtë juridiksionit të Serbisë.Sot, ky shtet në krye më klikën e kriminelëve tw luftës , po kërkon luftë të re në Ballkan. Bota demokratike ishte dashur për hirë të vërtetës të bëjë rihartimin e mëtejshëm të kufijve të Serbisë (ngushtimin territorial në kufijtë ekzistues të saj), duke ngritur çështjën e pjesëve të Sangjakut (rajoni i Rashkës) me shumicë myslimane dhe Vojvodinës me shumicë hungareze që kishte autonomi .Shiptarëve Serbia ju ka borgje të mëdha në territore, në vrasje , dhunime e shkatërrime të të mirave materjale, dhe jo sërish këtij shteti gjenocidial ti dhurohen pjesët më të bëgata të veriut të Kosovës, të cilat po i kërkon. Ekziston frika normale të shqiptarët së edhe një herë Fuqitë e Mëdha do të tregohen të padrejta, kur janë shqiptarët në pyetje.Nese na bën padrejtësi të mëdha historike , duke na ndarë në pesë shtete, këto politika antishiptare ka ardhur koha që të revidohen , jo prap të na kërkohen territore për Serbinë , edhe pse ajo e humbi luftën më shqiptarët në vitin 1999. Dhe, tjetër kurrë Kosova nuk ka qenë pjesë e Serbisw.Edhe pse Vuqiq dhe Thaqi kishin promovuar tashmë idenë e një shkëmbimi territorial në vjeshtën e vitit 2018, ku kishte qasje edhe administrata e atëhershme e presidentit Tramp, ajo ide u hodhë poshte nga Angela Merkel dhe Olaf Scholc, i cili edhe kishte kërkuar ultimatum që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës në menyrë që të bëhët anëtare e BE-së.Koncepti i mbajtjës së një “konflikti të ngrirë” është strategji e re e Serbisë të Vuqiqit, I cili edhe shumë arriti në këtë plan , i ndihmuar nga ndërmjetësit e BE-së në bisedime, Lajqak dhe Borrel.Me tendencën e vazhdimit të ‘ konfliktit të ngrirë” Serbia tenton siq e kishte kërkuar edhe Boris Tadiq diku afër 15 përqindëshin e territorit të Kosovës. Ky synim për gllaberimin të territoreve të Kosovës,përmës Asociacionit famoz të kumunave më shumicë serbe, ka për qëllim pasuritë e jashtëzakonshme , minirale –rezerva të mëdha të linjitit rreth diku 12 miliardë sa kosiderohet, plumb , zinkut , arit, argjend, nikel, molibden dhe bor, që konsiderohet nga ekspertet shumë prej 1 trilion dollar pasuri minerale. Kosova është një territor qendror i Ballkanit – përmes të cilit mund të mos kalojnë komunikime të rëndësishme ndëkombëtare.Megjithatë, realiteti gjeopolitik i rajonit, në të cilin NATO është aktori dominues ushtarako-politik ndërkombëtar, nuk ishte dashur ti lë vend koncepteve gjeopolitike serbomëdha në rajon, të mbeshtetura nga Rusia.Së administrata e presidentit Donald Trump, do tw kërkon formimin e Asociacionit , apo shkwmbime territoriale ekziston njw frikw reale, edhe pse Evropa dhe bota gjenden në rrethana të reja gjeopolitike dhe gjeostrategjike.Njw coptim i ri i Kosovës përmës Asociacionit do të ishte vdekjeprurës për të ardhmen e shtetit të Kosovës, dhe në përgjithësi për shqiptarët.Shpresojmë më të drejtë së pavarësia e Kosovës ishte project edhe i Amerikës mike, dhe se presidenti Trump këtë do ta këtë në konsederatë , në vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi.Çështja e normalizimit të marrdhënjëve dy palëshe nga Trump pritet të përmbyllet pa zgjatur si deri më tash.Shqiptarët më të drejtë ishte dashur të presin lajme të mira gjatë këtij viti.Synimet themelore të ideologjisë se Serbisë së Madhe në shekullin e 19-të, janë të njëjta të viteve 1918 dhe 1941, 1945 dhe 199o, siç janë sot, në 2025. Ndryshuan vetëm rrethanat dhe metodat e zbatimit. Serbia përdori armatimin më të sofistikuar për të spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët, vrau, dogji dhe u përpoq të rrafshonte me tokë qytetet , shkatërroi pronat , plaçkiti, shkatërroi dhe fshiu trashëgiminë kulturore…Presidenti serb, Vuqiq një tendencë të tillë spo e ndalë as sot…