Moti sot në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale bore në zonat malore, ndërsa në vendet më të larta në pjesët perëndimore dhe veriore vende-vende me reshje shiu, të cilat do të kalojnë në reshje bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga -5 deri në 2, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 2 deri në 8 gradë Celsius.

Në Shkup mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës me vranësirat të vogla deri mesatare me periudha të shkurtra me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.

Gjatë natës dhe nesër kryesisht në zonat malore do të ketë borë të dobët të kohëpaskohshme, ndërsa në vendet më të larta në viset perëndimore reshje të herëpashershme shiu që mund të ngrijnë në tokë dhe të kthehen në borë. Më pas do të vazhdojë mot i ndryshueshëm me vranësira, kryesisht në zonat malore, me kushte për reshje të dobëta të kohëpaskohshme shiu, kurse në zonat malore me kushte për reshje të dobëta të kohëpaskohshme bore. Era juglindore do të forcohet të premten.