Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ftohtë në mëngjes, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës dhe me më shumë periudha me diell në pjesët lindore. Në pjesët perëndimore dhe veçanërisht në jugperëndim, nga mesdita e tutje do të ketë kushte për reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu në juglindje.
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -10 deri në -1, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 3 deri në 9 gradë.
Në Shkup, mëngjes i ftohtë, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se deri të mërkurën do të mbajë mot stabil dhe i ftohtë sidomos në mëngjes, më pas temperaturat gjatë ditës do të rriten gradualisht.