Myftinia Tetovë bën thirrje që “fitrat dhe zeqati të mos dhurohen në shoqata dhe fondacione, por në BFI”

“Dhuroni Fitrat dhe Zeqatet tuaja BFI-së, Myftinia e Tetovës, Medreseja “Isa Beu” dhe FSHI-së
Myftinia e Tetovës në krye me Myftiun e saj, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, iu bëjnë thirrje Hoxhallarëve të Xhamive tona, Këshillave të Xhamive, xhematit dhe besimtarëve të Tetovës me rrethinë, që fitrat dhe zeqatet e tyre mos t’i shpërndajnë nëpër shoqata dhe fondacione të ndryshme, por le t’ia dhurojnë Bashkësisë Fetare Islame dhe Myftinisë së Tetovës, për mirëmbajtjen dhe mbarëvajtjen e Medresesë “Isa Beu” dhe Fakultetit të Shkencave Islame, që të bëhen pjesë e këtyre institucioneve të rëndësishme fetare në këtë nënqiell!, thonë nga Myftenia e Tetovës.