APLIKACIONI I RI – PRINDËRIT DO TË KENË PASQYRË PËR FËMIJËT E TYRE
Аplikacion celular i cili do tu mundëson prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve të kenë qasje më të lehtë në ditarin elektronik, tani më do të fillojë të funksionojë, këtë e bëri të ditur sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila deklaroj se aplikacioni ofron pasqyrë në orarin dhe përmbajtjen e orëve të mësimit të nxënësve, rregullsinë e orëve, mungesat e arsyetuara dhe të paarsyeshme, detyrat e dhëna, notat e marra dhe certifikatat e dhëna.
VESNA JANEVSKA- MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Aplikacioni mund të shkarkohet në ednevnik.edu.mk ose përmes një baneri të vendosur në ueb-faqen e Ministrisë dhe të instaluar në çdo pajisje smart, celular ose tablet, pavarësisht nga lloji i sistemit operativ. Është i thjeshtë për t’u përdorur dhe duke u kyçur dhe vërtetuar me të njëjtin emër përdoruesi dhe fjalëkalim që përdorin aktualisht për të hyrë në ditarin elektronik, mbi 200 mijë prindër dhe kujdestarë, të cilët janë regjistruar deri më tani, mund të kenë qasje të shpejtë në informacione për procesin arsimor të fëmijëve të tyre në çdo kohë”.
Janevsk, theksoi se të gjitha të dhënat në ditarin elektronik do të jenë të arkivuara dhe përdoruesi i aplikacionit do të ketë njohuri për të dhënat nga viti aktual, por edhe nga çdo vit shkollor paraprak.
Përsa i përketë përdorimit të celularëve nëpër shkolla, Janevska tha se studentët janë më të fokusuar kur nuk janë me celularët e tyre. Siç deklaroj ajo,shkollat janë nën juridiksionin e komunave ku ato bashkë me drejtorët e shkollave e marrin këtë vendim.
VESNA JANEVSKA- MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Në këtë pikë do të shohim nëse marrja i celularëve do të sjellë rezultate, do të bëhet një analizë”. Por, sigurisht, në kohën e sotme, mund të ketë nevojë edhe për përdorimin e pajisjeve të tilla në mësimdhënie. Pra, nga këtu mësuesi që është bartës i veprimtarisë edukative do të vendos nëse fëmijët do t’i përdorin apo jo në atë moment”.
Për mos përdorimin e celularëve, në Komunën Qendër kjo iniciativë u mirpritë, ku gjatë orëve të mësim nuk përdoren celularët. Ky vendim parashehë që në të gjitha shkollat fillore, nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën të mos posedojnë dhe përdorin celularët e tyre gjatë orëve të mësimit.