Për të disatën herë radhazi pas ndryshimit të pushtetit, ambasadori rus, Sergej Bazdikin, vendit që prej kohësh e ka radhitur Maqedoninë si vend armik, hyn dhe del lirshëm në Kuvend, shkruan Alsat.

Bazdikin sot ka realizuar edhe një takim tjetër me Të Majtën. Këto takime përsëriten herë pas herë kurse Kuvendi arsyetohet se nuk janë të kyçur në përgatitjen e takimeve të deputetëve dhe se është e drejtë e deputetëve të organizojnë takime.

Përbërja e kaluar kishte marrë vendim nga dita e dënimit të sulmeve ruse mbi Ukrainë në mars të 2022 që brenda dhe rreth Kuvendit nuk do të ketë aktivitete ku përfshihen diplomatë rusë dhe kërkesat për takime, ambasadorit rus ishin refuzuar.

Gjatë kësaj përbërje të Kuvendit, Bazdikin ishte pritur nga E Majta edhe më herët, por edhe nga kreu i ZNAM-it Maksim Dimitrievski, brenda Kuvendit.

Njohësi i politikave të sigurisë Aleksandar Iliev, deklaron se takimet e Të Majtës me diplomatë rusë nuk janë të habitshme dhe se ai është një mesazh që Rusia synon të përcjell.

“E Majta është parti që në programin e saj qartë angazhohet për dominimin e SHBA-së në politikën e jashtme. Nuk është e habitshme që ajo në vazhdimësi i fton diplomatët nga Rusia dhe Kina jo vetëm në mbledhjet e saja por edhe në Kuvend. Ky është një mesazh që duan të japin se ne në Kuvend kemi një parti që shprehet qartë pro Rusisë”, tha Aleksandar Iliev, konsulent për politika dhe siguri.

Vendi vazhdon të pozicionohet në mbështetje të Ukrainës në raport me Rusinë dhe ka dërguar disa herë mjete luftarake. Por, tani ka një dilemë të re. Me acarimin e raporteve mes SHBA-së dhe BE-së për çështjen e Ukrainës, Shkupi zyrtar, si shumë vende të tjera, është në udhëkryq. Sipas Iliev, vendit i leverdis të përmbahet.

“Dallimet që ekzistojnë mes SHBA-së dhe BE-së për momentin janë sfidë për politikën tonë të jashtme. Për momentin, gjëja më e mençur që mund të bëhet është që të pritet dhe të mos shpejtohet me deklarata sepse nga njëra anë SHBA është partneri ynë strategjik kur nga ana tjetër kurse BE-ja është qëllimi ynë, kurse politika jonë e jashtme dhe e sigurisë duhet të harmonizohet me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. për shkak se ekzistojnë pakënaqësi në këtë moment, ne si shtet i vogël që mban raporte të mira edhe me njërën edhe me palën tjetër, është më mirë të presim dhe të jemi të kujdesshëm me deklaratat”, u shpreh Aleksandar Iliev, konsulent për politika dhe siguri.

Zyrtarët nga Shkupi thonë se nuk tërhiqen nga mbështetja për Ukrainën por se janë shtet i vogël për të pasur ndikim në çfarëdo negociate që zhvillohet për zgjidhje të qetë mes Rusisë dhe Ukrainës, e që synon ta drejtojë SHBA-ja. / Alsat.mk