Ejup Berisha

Përkundër të gjitha analizave, interpretimeve dhe opinioneve tendencioze dhe dashakeqe në opinion egziston një e vërtetë absolute e ajo është se në Kosovë në zgjedhjet e djeshme Parlamentare kanë fituar qytetarët e kosovar dhe Levizja Vetvendosje. Ndë
rsa humbës janë armiqët e Kosovës dhe bashkpunëtorët e tyre brenda teritorit të vendit. Përsëris ky është realiteti dhe kjo është e vërteta absolute jashta tyre në siperfaqe dalin tendencat për gënjeshtra, intriga manipulime dhe shtrembërime të realitetit dhe të fakteve për interesa të ngushta politiko-partiake dhe për interesa të elementeve armiqsore të shteteve të jashtme prezente në forma dhe në mënyra të ndryshme në teritorin e RKS-së. Këtu fjalën e kamë për jo vetëm për tendencat por për ndikimin faktik ne punet e brendshme te Kosoves nga dy shtete si Rusia dhe Serbia. E ky nidikim dhe perzierje nga ana e tyre janë jo vetëm evidente por edhe shumë të realta në Kosovë.Fatkeqsisht këto dy shtete me strukturat dhe shërbimet e tyre intelegjente janë mjaft prezente këmbekryq në Kosovë. Edhe pse pas luftes së fundit atje të shkaktuar nga Serbia është dashur te behen perpjekje dhe aktivitete konkrete dhe reale për eliminimin e nëse nuk ka pasur sukses kjo të paktën për zvoglimin maksimal të ndikimit të Rusisë dhe të Serbisë brenda vendit. Mirëpo si duket kjo nuk është bërë sa duhet dhe si duhet prandaj kemi përzierje dhe ndikim faktik ruso serb brenda Kosovës.Dhe tani pas më shumë se trembëdhjetë vite të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dalin në pah fakte dhe realitetete se shërbime dhe struktura të shteteve të jashtme janë mjaft aktive në teritorin e RKS-së.Dhe atë këto atje i kanë gjetur edhe argatet apo bashkpunëtorët e tyre. Këto janë struktura të caktuara politike, shtëpi mediatike analistë, opinionistë bile edhe disa intelektual. Si duket Rusia dhe Serbia këto subjekte dhe elemente bashkpunëtorësh në Kosovë i kanë joshur dhe po i joshin me para dhe me resurse të ndryshme materiale dhe jomateriale. Ndërsa sa i përket punëve të brendeshme të Kosovës strukturat politike kosovare duhet të organizojnë zgjedhje për vete e jo për dikë tjetër. Më tej qytetarët e kosovës duhet të dalin e te votojnë për ti zgjedhur në mënyre të lirë e të pavarur përfaqsuesit e tyre politik të cilët do tu shërbejnë atyre dhe institucioneve të Republikës e askuj tjetër. Apo shkurt shqip e qartë Kosova duhet të mban zgjedhje për ti knaqur nevojat e veta e jo nevojat dhe apetitet e shteteve të huaja që janë armiqsore ndaj saj. Apo dhe Kosova duhet të mbaj zgjedhje në kushte të ndikimit të minimizuar apo dhe të bëj përpjekje për eliminimin e ndikimit të shtetve të jashtme dhe strukturave të tyre. Gjithashtu kosovaret duhet te votojnë për qejfin e tyre dhe për inat të Rusisë e Serbisë dhe establishmenteve të tyre politike policore dhe ushtarake të cilat jo vetem qe dojnë të ndikojnë
por edhe eshte e dukshme se kanë ndikuar dhe po ndikojnë në punët e brendshme të Kosovës bile edhe në zgjedhjet e ditës së djeshme. Opinioni në Kosovë fatkeqsisht është polarizuar në dy blloqe në ata që votojnë pa ndikime nga Rusia e Serbia dhe në ata që i jane nënshtruar në mënyre aktive këtij ndikimi. Me këtë një pjesë e shoqërisë kosovare me vetëdije, me qëllim dhe me tendenca është duke i rrezikuar lirinëe fituar me gjak e sakrifica, sovranitetin, integritetin teritorial dhe pavarsinë e Republikës së Kosoves duke e luajtur rolin e argatëve të djallit. E këta me këto sjellje te papërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme janë duke i sjellur ne pikpyetje edhe vlerat kombëtare shqiptare. Kjo çasje dhe sjellje tendencioze dhe negative e një pjese të shoqerisë kosovare eshte e papranueshme dhe e patolerueshme. Për interesa të ngushta personale dhe grupore nuk guxon të rrezikohen e tashmja dhe e ardhmja e Republikës dhe e qytetarëve të saj.Mbushuni mend o njerëz se nuk e keni në rregull.